për një jetë më të lumtur

Edukim & Punesim

Integrimin e shtetasve shqiptarë në Gjermani me qëllim punësimi dhe shkollimi.

Rreth Nesh

PËRSHKRIMI I SHOQËRISË “METO&GENTA” SHPK

Shoqëria “METO&GENTA” shpk është një shoqëri Ndërkombëtare Punësimi e themeluar me qëllim rekrutimin e njerzve të cilët kërkojnë të punësohen dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Gjermani. Shoqëria jonë me qëllim arritjen e objektivave të përcaktura në veprimtarinë e saj bashkëpunon me një nga shoqëritë më të fuqishme në Gjermani, “M&G Internationale Arbeitsvermittlung Deutschland” e cila është një nga urat lidhëse më të fuqishme që mundëson arritjen e objektivave të kërkuara nga shoqëria jonë, “Integrimin e shtetasve shqiptarë në Gjermani me qëllim punësimi dhe shkollimi”. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për vende të reja pune, shkollim, hapa përpara në karrierën profesionale në ndërmarrje, apo kualifikime të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi, klientët tanë mund të kenë besim të plotë tek ne në menaxhimin e plotë të suksesit të tyre. Ne kujdesemi që cilësia e lartë në formimin profesional, nga njëra anë, dhe punësimi nga ana tjetër, të mos e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi: Falë bashkëpunimit me shoqërinë Gjermane “M&G Internationale Arbeitsvermittlung Deutschland”, ne mundemi që t’i trajtojmë me përgjegjësi nevojat e klientëve tanë.

Kush vendos të rritet më tej profesionalisht, të punoj apo jetojë në Shtetin Gjerman ka në dorë të zgjedhë: Nëse do të vijojë me trajnime që lidhen në cdo fushë të profesionit që ju e gjeni veten duke ju mundësuar gjithashtu  mësimdhënien për përfitimin e njohurive të Gjuhës Gjermane.

Misioni

Aftësitë e veçanta bazë të Shoqërisë që ne drejtomë dhe partnerit tonë M&G Internationale Arbeitsvermittlung Deutschland, qëndrojnë tradicionalisht në të gjitha fushat e profesioneve. Aksesi ynë dhe i partenit tonë në Gjermani si dhe rrjetit të njohurive që ne kemi, ju u ofron klientëve tanë avantazhe të dukshme dhe të matshme, qoftë në cilësinë e shkollimit, formimit profesional, ashtu edhe sigurimin e vendeve të punës.

Vizioni

Falë aftësive dhe miratimit të marë nga Shteti Gjerman, partneri ynë (M&G Internationale Arbeitsvermittlung Deutschland ) i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në të gjitha profesionet e lira, përgjigjet në mënyrë fleksibël kërkesave aktuale të tregut të punës, me qëllim punësimin dhe shkollimin tuaj në Gjermani.

SHERBIMET

KUSH JEMI DHE CFARË OFROJMË:

Shoqëria METO&GENTA shpk në bashkëpunim me partnerin e saj shoqrinë “M&G Internationale Arbeitsvermittlung Deutschland ”, agjensi punësimi e liçensuar sipas legjislacionit Gjerman, garanton dhe mundëson nëpërmjet asistencës së saj:
• Të drejtën e qëndrimit afatgjatë në BE për qytetarët nga vëndet jashtë BE-së.
• Të drejtën për bashkim familjar.
• Pranimin e shkencëtarëve nga vëndet jo anëtare të BE-së.
• Pranimin e studentëve, nxënësve, praktikantëve pa pagesë.
• Të drejtat e punëmarrësve me kualifikim të lartë, punëtorëve të kualifikuar etj. Punëtorë nga vëndet jo anëtare të BE-së.
• Thjeshtëzimi i procedurave të aplikimit dhe të drejtat për të gjithë punëmarrësit e lëvizshëm nga vëndet jo anëtare të BE-së.

 

 

• Kushtet e hyrjes dhe qëndrimit nga vëndet jo anëtare të BE-së.
• Kushtet e hyrjes dhe qëndrimit nga shtetasit e vëndeve të treta në kuadrin e një dërgimi të përqendruar për qëllime pune.
• Ndihma financiare për fëmijet:
• Shteti gjerman mbështet prindërit me asistencën e fëmijëve (rreth 200 Euro për fëmijë)
• Kujdesi për fëmijët- Kopështi i fëmijëve:
• Duke filluar nga mosha 3 vjeç deri në fillimin e shkollës.
• Asistencë në përgatitjen dhe nënshkrimin e kontratës së punës.
• Asistencë në proçesin e njohjes së kualifikimeve në Gjermani deri në dhënien e provimit të ushtrimit të profesionit në Gjermani.
• Mbështetje në proçesin e aplikimit dhe marrjes së vizës dhe lejes së punës.
• Mbështetje në fazën fillestare të integrimit në Gjermani duke përfshirë regjistrimin pranë autoriteteve, konsulencë për bashkimin familjar.
Shpesh merren parasysh edhe preferencat personale të klientëve tanë për të zgjedhur vendin ku do jetojnë e punojnë.

RREGULLORJA

KENI MUNDËSINË TË PUNËSOHENI NË NJË NDËR PUNËDHËNËSIT MË TË NJOHUR GJERMANË:

Shoqëria METO&GENTA shpk në bashkëpunim me partnerin e saj shoqrinë “M&G Internationale Arbeitsvermittlung Deutschland”, u mundëson të gjithë klientëve të shoqërisë të përfshirë në programin trainues jo vetëm njohjen e punëdhënësve të ardhshëm, por edhe kontakte të drejtpërdrejta me ta. Kjo përbën një mundësi shumë të mire për të ndërtuar marrëdhënie me ta si dhe mundësi për preferencat personale për të zgjedhur vendin ku do jetojnë e punojnë.

KUSH MUND TË APLIKOJË

Kushti kryesor për të aplikuar në programin tonë të mësimit të gjuhës gjermane dhe përgatitjes për të punuar dhe jetuar në Gjermani është që të gjithë aplikantët e cfarëdolloj profesioni të kenë një diplomë universitare për profesionin përkatës si dhe liçensë ushtrimi profesioni (kjo kryesisht për infermierët dhe doktorët), ndërsa për profesionet e tjera aplikantëve ju jepet mundësia që në rast të mungesës së diplomës të pajisen me një certifikatë aftësimi profesional ose vërtetim pune nga punonjës të licensuar. Eksperienca dhe specializimet e mëtejshme, master apo të tjera, sigurisht që janë në favorin e kandidatëve potencialë.
Na dërgoni CV-në tuaj dhe ne do ta shqyrtojmë atë sipas kërkesave ligjore dhe kritereve kryesore.

Aplikantët duhet të jenë të interesuar për të punuar dhe jetuar në Gjermani për të paktën 2 vjet.

KUSH NUK MUND TË APLIKOJË:

• Personat të cilët kanë një vendim ndalimi për të hyrë në vendet e BE apo Ekspuls.
• Gratë shtatzëna
• Personat që janë në ndjekje penale nga Shteti Shqiptar

ÇFARË OFRON Shoqëria METO&GENTA shpk;

1. Mësim i Gjuhës Gjermane;
2. Përgatitje për provimin e gjuhës dhe marjene certifikatës;
3. Shërbimet e punësimit;
4. Asistencë në procesin e transferimit.
5. Mundësi për të parafinancuar shpenzimet, sipas kontratës me “M&G Internationale Arbeitsvermittlung Deutschland”.

DETYRIMET TUAJA

1. Të paraqisni dokumentat e kërkuara për njohjen e kualifikimeve;
2. Ndjekje e rregullt e kurseve të gjuhës gjermane dhe të formimit professional;
3. Të nënshkruajë kontratën e punës me një nga punëdhënësit e ndërmjetësuar nga “M&G Internationale Arbeitsvermittlung Deutschland” dhe të qëndrojë në punë për të paktën 2 vjet .
4. Të përballoni shpenzimet e palëve të treta, sipas kontratës me Shoqërinë “METO&GENTA” shpk.

TRAJNIMET

MËSIMI

Mësimi i gjuhës gjermane fillon menjëherë pasi firmosni kontratat, të cilat janë dëshmi e seriozitetit të për t’iu përkushtuar mësimit të gjuhës gjermane dhe të vendimit të tyre për të punuar e jetuar në Gjermani.
Nëse ju keni njohuri paraprake në gjermanisht, do t’iu bëhet një test në fillim të trajnimit për të qartësuar nivelin real të njohurive të të kuptuarit, të të folurit dhe të të shkruarit.
Për të garantuar kushte optimale të mësimit, kursi do të bëhet në grupe të vogla. Është planifikuar që të ketë 3 orë në ditë gjatë 6 ditëve të javës, si dhe detyra shtëpie. Pa dyshim që duhet shumë punë, por nuk ka rrugë tjetër për të mësuar me sukses gjuhën gjermane. Ne jemi këtu për të lehtësuar këtë proçes të vështirë.

MERR ÇERTIFIKATËN B1 OSE A2 TELC NË GJERMANISHT

Çertifikata zyrtare e nivelit B1 ose A2 është e detyrueshme për të lidhur kontratën me shoqërinë me qëllim vijim e procedurave për lidhjen e kontratave të punës në Gjermani.
Çfarë nënkupton niveli B1 dhe kush e bën provimin?
Niveli B1 tregon “nivel fillestar” në Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (Common European Frameëork of Reference for Languages). Nuk është e lehtë, por Shoqëria METO&GENTA shpk është e përkushtuar për të ndihmuar klientët e saj me një program trainimi specific për ta, që i përgatit në mënyrën më të mirë të mundshme për provimin përfundimtar dhe i mundëson të dalin të suksesshëm në këtë provim si dhe në aspekte të tjera.
Zyrtarisht niveli B1 e përcakton zotërimin e gjuhës si vijon: “Mund të kuptojë idetë kryesore të teksteve, sa i përket komunikimit bazë dhe aftësisë për të kuptuar dhe komunikuar me vendasit, pra është e rëndësishme për të përfituar bazat fillestare të komunikimit në Gjermanisht.

KOHËZGJATJAMësimi i gjuhës Gjermane zhvillohet çdo ditë nga e hëna në të shtunë, në dy turne paradite dhe pasdite.Niveli fillestar i Gjuhës zgjat rreth 45 ditë.
Mësimi i gjuhës gjermane ofrohet në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Elbasan, Korçë, Progradec, Sarandë dhe Shkodër.
Personeli ynë mësimdhënës dhe testues është i pajisur me çertifikatat përkatëse të marra nga institucionet e autorizuara të gjuhës gjermane. Provimet e gjuhës mundësohen nga personeli i Shoqëria METO&GENTA shpk.PRESPEKTIVA FINANCIARE:Parteneri jonë në Gjermani, “M&G Internationale Arbeitsvermittlung Deutschland ”, ju garanton një pagë mujore neto prej minimumi 1.500 euro. Ekzistojnë mundësi reale për të marrë një pagë më të lartë nëpërmjet eksperiencës në punë, turneve të natës si dhe specializimeve të mëtejshme. Klientët tanë gjermanë kërkojnë vazhdimisht personel me potencial për t’u punësuar në sektorin privat dhe atë publik për të gjitha llojet e profesioneve.
Krahas pagës neto, pjesë e kontratës, të cilëve u mundësojmë punësimin në Gjermani, janë edhe:
• Sigurimet shoqërore në Gjermani; Të vlefshme për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
• Siguracioni shëndetësor në Gjermani; Të vlefshme për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Për plotësimin e lëndëve që mungojnë në diplomat e studentëve që i kanë bërë studimet në Shqipëri, partneri ynë në Gjermani ofron edhe kurse plotësuese në infermieri, profesione të të gjitha llojeve si dhe studime për të gjithë studentët deri në moshën 30-vjeç. Të gjitha këto ofrohen për që pranojnë të punojnë në Gjermani për një periudhë minimale prej 2 vjetësh, sipas të gjitha të drejtave dhe përgjegjësive që parashtron ligji gjerman i punës.

GALERIA

Mësimi i gjuhës gjermane fillon menjëherë pasi firmosni kontratat, të cilat janë dëshmi e seriozitetit të për t’iu përkushtuar mësimit të gjuhës gjermane dhe të vendimit të tyre për të punuar e jetuar në Gjermani. Nëse ju keni njohuri paraprake në gjermanisht, do t’iu bëhet një test në fillim të trainimit për të qartësuar nivelin real të njohurive të të kuptuarit, të të folurit dhe të të shkruarit.
Për të garantuar kushte optimale të mësimit, kursi do të bëhet në grupe të vogla. Është planifikuar që të ketë 3 orë në ditë gjatë 6 ditëve të javës,si dhe detyra shtëpie. Pa dyshim që duhet shumë punë, por nuk ka rrugë tjetër për të mësuar me sukses gjuhën gjermane. Ne jemi këtu për të lehtësuar këtë proçes të vështirë.

Na Kontaktoni

 

Verifikimi